Cilieta nuk ka nje ze qe te le pa mend. Megjithate ka qene shume e zgjuar ne zgjedhjen muzikore qe ka bere. Kenget e saja kane qene gjithnje komerciale shume te bukura, qe jane bere menjehere hite. Kjo i ka sjell asaj nje sukses te madh dhe e ka bere shume te kerkuar si kengetare. Ne kohet e sotme kjo eshte edhe pjesa me e rendesishme e nje personazhi qe do te bej buje. Harrojeni zerin dhe shihni Britney Spears apo Rihannen. Duhet te zgjidhni nje kenge te mire dhe te dini si ta shisni. Dhe cilieta keto gjera i ben ne menyre perfekte. Prandaj dhe kete vere ishte e kerkuar ne klubet me ne ze, si brenda ashtu dhe jashte Shqiperis. Nje doze te mire suksesi i dha dhe klipi "Puci Puci, i cili ishte nje nga me te miret e kesaj vere. Por Cili sheh gjithnje perpara. Ne muajt qe do te vine pritet qe te dal ne treg albumi saj i ri. Eshte duke u marre shume me te dhe pret qe nga fundit vitit ta nxjerr ne shitje. Do te kete kenge te reja dhe sigurisht do te kete klipe te menduara mire prej saj. Por jo vetem kaq... Ne kohen qe punonte si modele Cilieta ka pozuar per kalendarin e producentit Petri Bozo. Ishte pa dyshim nje nga vajzat me te bukura te kalendarit. Tani ajo e di qe imazhi saj vlen akoma me shume, keshtu qe behuni gati qe vitin 2009 ti kaloni me imazhin e Cilit. Ajo po pergatit nje kalendare per vitin 2009 i cili pa dyshim do kete rekord shitjesh!
Jeta Private
Per Cilin duket se cdo gje po shkon mire, edhe jeta private. Eshte paksa e shqetesuar nga shtypi roze dhe nga thashethemet qe here e ndajn dhe here e bashkojne me Romeon. E verteta eshte se lidhjen e tyre ajo mundohet ta mbaj large syve kureshtare. Madje aq shume sa po flitet per fejese. U perfol se Romeo dhe Cili do te fejoheshin kete vere, por nuk ndodhi gje por nuk besojme se kjo do te vonoj shume. Dihet tashme per te gjithe, edhe per ato qe nuk i njohin nga afer, se cifti eshte me i lidhur se kurre. Ne intervistat e saj ajo ka thene se nuk eshte dakord me bashkjetesen, pasi mendonse ajo nuk e ben mashkullin shume te pergjegjshem. Nisur nga kjo mund te themi se nga Cili presim nje lidhje tradicionale, qe nis me fejesen dhe mbaron me martesen. Ne 3 vjete lidhje me Romeon ajo ka pasur mundesine te vlersoje besnikerin dhe sinqeritetin e tij, dy gjera qe per Cilin jane shume te rendesishme ne nje lidhje. Prandaj nuk mendohet se do te jete large dita qe ajo do te vesh fustanin e bardhe. Dhe kesaj here jo ne skene.
Pamja e Jashtme
Eshte ajo qe beri Cilieten te famshme! Format e saj te rrumbullaketa e kthyen ate ne nje simbol seksi per Shqiperin. Pikerisht keto forma jane dhurate e natyres, pasi ajo nuk mban dieten dhe ushqehet normalisht. Ushqimi i saj i preferuar jane makaronat dhe asnjehere nuk i privon nga vetja gjerat qe i pelqejne. Here pas here shkon dhe ne palester, dhe nuk pi alkool as cigare. Shpenzon shume per pamjen e jashtme. Sidomos tani qe eshte ne vemendjen e paparaceve, ajo eshte e kujdesshme cdo here qe del nga shtepia. Gardaroba e saj eshte shume e madhe. Nese me perpara ka qen e fokusuar tek veshjet, se fundmi kane filluar t\'i pelqejne shume aksesoret. Nuk ka asnje still te vecante.Vishet sportive, elegante dhe estravagante. Nese me perpara ka qene shume e njohur per ndryshimin e flokeve dhe pamjen e jashtme, duket se tani eshte e kenaqur. " Mendoj se duhet te rri natyrale!", ka thene ajo ne nje interviste. "Me pelqen keshtu dhe nuk kam ndonje ide per te ndryshuar". Dhe keq nuk e ka. Ajo u shpalle perpara disa kohesh ne internet si kengetarja me seksi. Ajo la pas bukuroshe si Elvana Gjata, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi. Jo pak per nje vajze e cila kur debutoj ne skene me konkursin "Miss Shqiperia" kishte shume enderra ne sirtar.